Jam këtu për të të ndihmuar të ndihesh sërish në paqe me ushqimin dhe trupin tënd. Punoj me gra që përballen me ndryshime hormonale dhe metabolike, si edhe me persona të lodhur nga dieta të pafundme, kontradiktore dhe pa rezultat afatgjatë.
Qasja ime është e bazuar në shkencë, por edhe në realitetin e jetës së përditshme. Ushqimi nuk duhet të jetë burim stresi apo faji — ai duhet të jetë një mjet për shëndet, energji dhe mirëqenie afatgjatë.
Formimin tim bazë e kam në biologji–kimi, ndërsa specializimin në nutricion, me përvojë të drejtpërdrejtë edhe në laboratorë të sigurisë ushqimore. Kjo më ka dhënë një këndvështrim të plotë: nga përbërja dhe siguria e ushqimit, deri te ndikimi i tij real në trupin e njeriut.
Punoj çdo ditë me gra që përballen me PCOS, probleme të tiroides, diabet, kolesterol të lartë, vështirësi në rënien apo shtimin në peshë, perimenopauzë/menopauzë, infertilitet, si edhe gjatë shtatzënisë dhe gjidhënies. Shpesh punoj edhe me persona të lodhur nga dietat pa rezultat afatgjatë.
Nutricion i bazuar në evidencë, ushqim funksional i zbatueshëm dhe respekt për trupin dhe ritmin e tij.
Qasja ime është e qartë: edukim ushqimor, plane 100% të personalizuara dhe fokus te shëndeti hormonal e metabolik — pa dieta strikte dhe pa ekstreme.
Ndërshmëria, respekti dhe qëndrueshmëria janë baza e punës sime — me empati dhe profesionalizëm.
Nëse ndihesh gati të ndërtosh një marrëdhënie më të shëndetshme me ushqimin dhe trupin tënd, jam këtu për ty. Rezervo një konsultë ose më kontakto për më shumë informacion.
Qasje ushqimore e personalizuar, e bazuar në shkencë dhe e përshtatur me jetën reale, për shëndet dhe mirëqenie afatgjatë
Kontakte
© 2026 All Rights Reserved | Designed & Developed by FuturePixelz & BeBrand Marketing